DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. J., 63 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Ersekë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. 16-vjeçari u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 18.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi A. M., 54 vjeç, banues në Korçë, i cili kallëzoi se është larguar nga banesa, mbesa e tij 14-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.