Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. R., 23 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 28.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, vepër të cilën ky shtetas dyshohet se e ka konsumuar me një 13-vjeçare.
—
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në lagjen nr. 5, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është kapur nga shërbimet e Policisë duke tentuar të vidhte materiale ndërtimi, në banesën e shtetasit G. Ç.
Gjithashtu po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset A. B., 35 vjeçe dhe M. L., 32 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, janë konfliktuar e goditur fizikisht me njëra-tjetrën.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.