DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 20 vjeç, banues në Vlorë, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F. D., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Pojan, Maliq, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e një 22-vjeçari, dy pajisje elektroshtëpiake.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
I. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në rrugën “Boboshticë-Dardhë”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
D. S., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 14 vjeçe.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. H., 54 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 48-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.