Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. G., 65 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht në banesë, bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
—
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 27 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targa.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.