Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të shtetasit E. K., 17 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (kasketë) pa leje.
———-
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasve N. T., 64 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq dhe E. P., 33 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Librazhd, pasi këta shtetas u kapën respektivisht në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Dishnicë dhe në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar mjetet e tyre tip “Opel” dhe “Mitsubishi”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.