Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të shtetasit E. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas për motive të dobëta, ka prishur qetësinë publike dhe dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe me armë zjarri tip pistoletë, shtetasit K. L., 26 vjeç; D. L., 22 vjeç dhe R. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.
Po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
——–
Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të shtetasit A. Gj., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në lagjen nr. 7, Korçë, në dyqanin e tij, në automjet dhe në banesë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1600 paketa cigaresh të llojeve të ndryshme, pa pullën fiskale, të dyshuara si kondrabandë.
——–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit J. X., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, në një supermarket, i ka vjedhur shtetases S. M., portofolin brenda të cilit ndodheshin një sasi lekësh dhe disa dokumente.
Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin O. M., 37 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Korçë, pasi në lagjen nr. 15, Korçë, ky shtetas u kap me mjetin tip “Benz”, duke transportuar 8 m sterë, dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.