DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit O. Sh., 28 vjeç dhe F. Sh., 31 vjeç, banues në Pogradec (të afërm), pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.17, Korçë, u kap duke vjedhur pije alkoolike, në një market. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas, më datë 12.04.2024, kishte vjedhur disa produkte të tjera, në këtë market.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 10.04.2024, në lagjen nr. 8, Fier, dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë bashkëjetuesen e tij, banuese në fshatin Baban, Devoll, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Maliq

Paraditen e sotme, në urgjencën e spitalit të Korçës, është dërguar nga familjarët e tij, për të marrë mjekim, shtetasi V. I., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qenë duke punuar me mjet bujqësor (traktor), i cili aksidentalisht është përmbysur dhe për pasojë 60-vjeçari është dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.