DVP Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit A. S., 64 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi dje, në këtë fshat, ky shtetas, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet bujqësor traktor pa targa, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Për pasojë është dëmtuar pasagjerja në këtë mjet, shtetasja R . S., 62 vjeçe, bashkëshortja e drejtuesit, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit B. B., 52 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me grushte bashkëshorten e tij shtetasen H. B., 47 vjeçe, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Devoll/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.