Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën Memëlisht-Pogradec, duke drejtuar motomjetin tip “Honda” ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Pas kryerjes së alkooltestit, rezultoi se shtetasi S. B. drejtonte mjetin, në gjendje të dehur.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Xh., 47 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Qendër, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të cilën dyshohet edhe se e ka ngacmuar seksualisht rreth 1 vit më parë.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, ky shtetas, në gjendje të dehur, ka thyer me sende të forta xhamin e derës së lokalit në pronësi të shtetasit R. F.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.