DVP Korçë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të shtetasit A. Z., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 4, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Apelit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 05.10.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
———–
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit K. K., 44 vjeç, banues në Bilisht, pasi në këtë qytet ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas u kap duke kryer punime pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.