Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” të shtetases K. B., 36 vjeçe, banuese në fshatin Drithas, Maliq, pasi kjo shtetase është kapur nga forcat e policisë në lagjen nr. 4, Korçë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Apelit Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit O. A., 45 vjeç, banues fshatin Libonik, Maliq, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke vjedhur një sasi me bimë medicinale në magazinën e shtetasit E. K.
Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ngacmimi seksual” për shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.