DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 21 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, pasi në qytetin e Bilishtit, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa dokumentacionin përkatës.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj njerkut të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Dishnicë”, në parkingun e një firme, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me grusht një 46-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. D., 38 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, pasi në fshat, dyshohet se ka goditur me grushte dhe shkelma një 61-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.