Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. L., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë gjatë procedurës së skanimit të kamionit tip “Man” që ky shtetas drejtonte konstatuan të fshehur 2 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin kalimin drejt vendeve të BE-së.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.