Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 20 vjeç dhe E. A., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht një 40-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
J. A., 48 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi në vitin 2021, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar një shumë parash të një shtetasi tjetër;
M. Xh., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin dhjetor 2022, dyshohet se i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar se do t’i siguronte një kontratë pune në shtetin gjerman.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., banues në fshatin Miras, Devoll, pasi në fshat, dyshohet se ka zaptuar tokën e një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.