Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë filluan procedimin penal për veprën “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, për shtetasin K. L., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.1, Korçë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).
Po nga këto struktura filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” për shtetasin N. D., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, ky shtetas u kap duke kryer punime pa leje.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq filluan procedimin penal për veprën “Ndërtimi i paligjshëm” për shtetasen L. A., 50 vjeçe, banuese në fshatin Klocë, Maliq, pasi në këtë fshat, u kap duke kryer punime pa leje.
Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasen B. K., 44 vjeçe, banuese në Maliq, pasi në fshatin Beras, Maliq, nga shërbimet e policisë u kap mjeti furgon tip “Benz” (në pronësi të 44-vjeçares), me drejtues shtetasin F. A., me të cilin po transportonte 6 m² lendë drusore të llojit dushk, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.