DVP Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. K., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Drenovë, Korçë, dyshohet se ka goditur me sende të forta, një 59-vjeçare;
-S. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi dyshohet se ka dëmtuar parcelën në pronësi të një shtetasi, në fshatin Qatrom.
Kolonjë/Informacion paraprak
Sot, në qytetin e Ersekës, automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. D., ka aksidentuar shtetasen N. A., rreth 64 vjeçe, këmbësore, e cila u transportua në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.