DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. K., 39 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, bashkëshortin e saj.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. N., 22 vjeç dhe D. A., 28 vjeçe, të dy banues në Bilisht, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, i kanë dëmtuar njëri-tjetrit, automjetet.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. M. dhe M. M., kushërinj, të dy banues në fshatin Popçisht, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 28.11.2023, për largimin nga banesa të shtetases M. L., 20 vjeçe, ju informojmë se kjo shtetase u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjarëve të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.