DVP Korçë – Ndalohet​ 1 shtetas në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
———-
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, filuan procedimin penal në gjendje të lirë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasin E. B., 66 vjeç, pasi në hyrje të fshat Maliqit, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip traktor, me të cilin po transportonte një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.