Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit D. D., 40 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, i shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, më datë 25.06.2022, në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat”, ka përplasur mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Ç. Ll., duke i shkaktuar dëme materiale, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. P., 30 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 28.04.2022, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjithashtu, nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
E. M., 66 vjeç dhe L. A., 45 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në këtë fshat, gjatë një konflikti të çastit, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe me sende të forta;
A. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Buqezë, Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje, në këtë fshat.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. B., 35 vjeç dhe U. A., 18 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi kanë goditur me grushte në fytyrë, shtetasin N. B.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.