DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Qarku Korçë

Shërbimet e PKK Kapështicë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. R., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin D. K., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij;

▪︎ K. L., 25 vjeçe, banuese në fshatin Mborje, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj;

▪︎ A. S., 53 vjeçe, banuese ne Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një 55-vjeçare.

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin V. G., 64 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ R. F., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Goricë- Korçë”, gjatë kontrollit të ushtruar ne automjetin e tij tip “Benz”, u gjetën shishe me pije alkoolike, një sasi nafte dhe një sasi vaji për automjete, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat dhe automjeti;

▪︎ P. Q., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën mallra të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në subjekt (bar-kafe), në qytetin e Pogradecit, që ky shtetas e kishte në përdorim, pa licencë, u gjetën 20 kg kafe, paketa me cigare dhe një sasi e konsiderueshme pijesh të ndryshme, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat dhe automjeti.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. H., 43 vjeçe, banues në Çorovodë, Berat, pasi në rrugën “Gani Butka”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një 61-vjeçare.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kapështicë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Z., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin tokësor, në mënyrë të paligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.