DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Xh., 50 vjeç, banues në Leskovik, pasi në aksin rrugor “Tre urat-Leskovik”, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia. Në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi penal edhe për shtetasin S. K., 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier në pikën e kalimit kufitar Tre Urat, pasi dyshohet se nuk ka kryer procedurat për zhdoganimin e këtyre produkteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit D. B., 20 vjeç dhe P. B., 20 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me 2 shtetas të tjerë, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit H. T., 62 vjeç dhe S. M., 44 vjeç, banues në Maliq, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati, me celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.