DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin italian G. G., 51 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi drejtonte një automjet që dyshohet se është vjedhur në Itali.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin L. Sh., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi kishte punësuar 2 shtetas, në biznesin e tij, pa i regjistruar në organet kompetente.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Korçë, pasi me vetëgjyqësi ka dëmtuar një pjesë të murit rrethues të një banese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Sh., banues në fshatin Mesmal, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (dru), një 54-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.