DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, për shtetasit K. H., 43 vjeç dhe D. B., 23 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërimi i pronës”, pasi kanë shkaktuar zhurmë dhe dëmtime në ambientet e një lokali, në zonë të banuar, dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. K., K. D., J. M., G. A., O. G., A. F., D. L., V. F., A. P. dhe D. P., banues në Korçë, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati, në lokalin në pronësi të shtetasit D. P., në lagjen nr. 16, Korçë. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan 1 tavolinë për lojëra fati, 2 kuti me zare dhe 1 palë letra bixhozi.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin K. M., që tentoi të hidhte lëndë djegëse (benzinë), në ambientet e brendshme të spitalit të Korçës, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kryen veprimet procedurale për këtë rast dhe materialet i referuan në Prokurori, për vlerësim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë çranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.