DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Porodinë, pasi në dalje të fshatit Porodinë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 31-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 14, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe online për baste sportive.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi kosovar K. Z., 34 vjeç, pasi ka kallëzuar një 25-vjeçare, se ai e shqetëson nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.