DVP Korçë
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në fshatin Voskopojë, si pasojë e të cilit u dëmtuan drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja (të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve), informojmë se Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë drejtuesin e motomjetit, shtetasin E. H., 37 vjeç banues në Tiranë.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. H., 50 vjeç, pasi ka larguar motomjetin nga vendi i aksidentit, si dhe për shtetasin A. B., 30 vjeç, pasi i ka dhënë me qira motomjetin shtetasit E. H., pa qenë i pajisur me dokumentacionin përkatës për dhënien me qira të kësaj kategorie motomjetesh (off-road) dhe pa i dhënë kupon tatimor. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. B., 26 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. B., 27 vjeç, dhe M. T., 33 vjeç, pasi u kapën në fshatin Tresenik, Devoll, duke tentuar të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.