DVP Korçë
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. L., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi kishte punësuar 5 shtetas në biznesin e tij, pa i regjistruar në organet kompetente.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, si pasojë e të cilit u dëmtuan 2 shtetas, ju informojme se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 drejtuesit e automjeteve që u përplasën, shtetasit Ll. B., 43 vjeç dhe E. S., 30 vjeç, per veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
M. A., 64 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer një televizor në një lokal, për motive të dobëta;
E. Dh., 38 vjeç, J. T., 27 vjeç, E. Gj., 24 vjeç, F. B., 26 vjeç dhe P. R., 27 vjeç, pasi janë konfliktuar me një 30-vjeçar, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procdimi penal për shtetasit:
K. M., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka goditur me grushte një 35-vjeçar, për motive të dobëta;
K. B., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth ores 06:30, në unazën e qytetit, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasen E. Sh. ka përplasur shtetasen A. K., këmbësore, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.