DVP Korçë
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 38 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
A. Gj., 39 vjeç, banues në Librazhd, pasi në PKK Qafë Thanë, në hyrje, gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën produkte ushqimore të kontrabanduara;
L. H., 29 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi drejtonte një automjet që rezulton i vjedhur në Norvegji.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.