DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin të cilin rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. S., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 33-vjeçar, për motive të dobëta.

Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Mesmal, Maliq, pasi me vetëgjyqësi i ka marrë një shumë parash shtetasit M. Sh., 65 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:

R. O., 57 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në aksin rrugor “Goricë-Pustec”, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa produkte që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut;

P. K., 31 vjeç dhe D. G., 27 vjeç, të dy shtetas polakë, pasi në PKK Qafë Thanë, në dalje, gjatë kontrollit në automjetin e tyre, u gjetën produkte të ndryshme aromatizuese, të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. K. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rethanave të rastit.