DVP Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1 Pogradec, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur më një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e parë të automjetit që ka në përdorim një 29-vjeçar, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasi Sh. R., 47 vjeç, i cili ka kallëzuar se në banesën e tij në lagjen nr. 6, Korçë, gjatë kohës që nuk ka patur njeri në banesë, i kanë vjedhur disa sende floriri. Po punohet për inentifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Korçë/Rreth orës 00:10, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të fshatit Dishnicë, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasen M. Q., 29 vjeç, këmbësore, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, indetifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.