DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin M. K., 35 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, për veprat penale “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi automjeti tip “Volswagen”, që drejtonte është përfshirë në një aksident me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin K. P.,23 vjeç, ku ngeli i dëmtuar lehtë 23 vjeçari. Pas përplasjes shtetasi M. K., është larguar nga vendi i aksidentit dhe u kap më vonë nga punonjësite Policisë.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, për një të mitur, pasi ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar lëndë helmuese, në banesë.Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi A. Z., 49 vjeç, ka rënë aksidentalisht, nga shkalla ku ishte duke riparuar çatinë e banesës. 49- vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetësja L. K., e cila ka kallzuar se në banesën e saj në fshatin Selcë, Pogradec, gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në banesë, i kanë vjedhur një shumë parash dhe disa produkte ushqimore. Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. LL., 32 vjeç, dhe V. H., 35 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi u kapën duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
—–

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, ne afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volswagen” me drejtues shtetasin M. K., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin V. P.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasi M. K., dhe kanë ngelur të dëmtuar shtetasi V. P., dhe bashkëshortja e tij pasagjer në automjet.

Grupi hetimor ndodhet në venngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.