DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Sektori për Hetimin e Narkotikëve ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë,për shtetasin S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin F. C., 55 vjeç, pasi gjatë kontrollit në një lokal, u kap në flagrancë pasi u kap duke vënë baste sportive. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një aparat celular që përdorej për vënien e basteve sportive.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

F. G., 18 vjeç banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në rrugën “Muzakaj”, ku ngeli i dëmtuar një 87 vjeçar, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori për shtetasin J. A., 37 vjeç, banues në Korçë për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin D. P., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. H., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të bërë në një lokal në lagjen nr. 14 Korçë, u kap me 1 celular që dyshohet se e përdorte për të vënë baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

E. P., 48 vjeç, dhe A. J., 54 vjeçe, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë kanosu me fjalë një 46 vjeçare, për motive pronësie.

G. A., 65 vjeç, banues në fshatin Lin, Pogradec pasi u kap duke derdhur inerte në një sipërfaqe toke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.