DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen nr. 10, ku ngeli i dëmtuar një 75-vjeçar, iu informojmë se: Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin M. I., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”

Gjithashtu arrestoi në flagrancë shtetasin E. V., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. L., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi i ka vjedhur telefonin një 23-vjeçari. Telefoni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në Komisariati e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi A. M., i cili ka kallzuar, se në banesën e tij në fshatin Udënisht, gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në banesë, i kanë vjedhur disa vegla pune. Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
—-
Korçë/Informacion paraprak

Reth orës 09:20, në rruga “Muzakaj”, Korçë automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin J. A., ka përplasur biçiklistin shtetasin F. R., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekve.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të aksidentit.