DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. P., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin R. K., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetërore.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. S., 68 vjeç, banues në Korçë, me probleme të shëndetit mendor, pasi ka djegur derën e banesës së një 41-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.