DVP Korçë
Komisariati i Policisë Korçë:
-ndaloi shtetasin F. Ç., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular, në ambientet e një parukerie, dhe ka dhënë deklaratë të rreme për këtë rast. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-ndaloi shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 15 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
-referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin L. R., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të ish-bashkëshortes së tij, duke iu afruar banesës së saj
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
–
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:45, në lagjen nr.7, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. Ll., 55 vjeç, ka përplasur shtetasin Gj. D., 73 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë 73-vjeçari, i cili po merr mjekim.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.