Korçë
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka spërkatur me pesticide, një sipërfaqeje toke në pronësi të shtetases R. L., me qëllim dëmtimin e bimëve të mbjella.
Sektori për Hetimin e Krimeve i DVKM Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. M., banues në Korçë, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan pije alkoolike dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Më datë 31.05.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja M. D., 28 vjeçe, banuese në Korçë, e cila kallëzoi se është larguar nga banesa, babai i saj, shtetasi E. V., 68 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.