DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 7”

DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 7”, vihen në pranga 4 shtetas.

Transportonin kundrejt fitimit, me 2 automjete, 4 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve kreu dhe manovra të rrezikshme me automjetin.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, të cilët kontrollonin rrugën, me qëllim që të sinjalizonin 2 drejtuesit e automjeteve që transportonin emigrantët, nëse kishte shërbime të Policisë. Njërit prej bashkëpunëtorëve, iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.

Sekuestrohen 3 automjete, 4 aparate celulare, një shumë parash, një sasi kanabisi dhe dokumente identifikimi të emigrantëve.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 7”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë;

-F. Xh., 29 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë;

-G. V., 25 vjeç, banues në Obeliq, Kosovë;

-I. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin kundrejt pagesës, emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, bënë të mundur lokalizimin e automjetit tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. B. dhe pasagjere shtetasen F. Xh., si dhe 2 automjeteve të tjera tip “Audi Q5”, me drejtues shtetasit G. V. dhe I. A.

Sapo kanë konstatuar se ishin në ndjekje nga Policia, shtetasit I. A. dhe G. V. janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar. Për të shmangur përgjegjësinë ligjore, ata kanë zbritur nga automjetet e tyre 4 emigrantët të cilëve iu kishin premtuar transportimin drejt BE-së, kundrejt fitimit.

Shtetasi G. V., gjatë ndjekjes nga Policia, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, por më pas është kapur dhe neutralizuar.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se shtetasi B. B. dhe shtetasja F. Xh. qarkullonin me automjetin tip “Volkswagen”, përpara 2 automjeteve të tjera, me qëllim që të kontrollonin rrugën dhe të sinjalizonin shtetasit G. V. dhe I. A., për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. B. iu gjet një sasi e vogël e lëndës e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, një shumë parash dhe dokumentet e identifikimit të emigrantëve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kaojen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.