DVP Korçë/Devoll
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Goditen 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie në Devoll, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”.
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë për këtë veprimtari të paligjshme.
Sekuestrohen 2 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-V. C., dhe O. A., banues në fshatin Tren, Devoll, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

