DVP Korçë/Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin I. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Xh., 29 vjeç, banues në fshatin, Çiflig, Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kontroll fizik.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasim Y. G., 64 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi ka goditur me shuplakë një shtetas të mitur, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.