DVP Gjirokastër – Vijon operacioni policor “ROAD GUARD”

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Braktisi automjetin me të cilin transportonte emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 21-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit policor “ROAD GUARD” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të një automjeti tip “Benz”, në të cilin dyshohej se kishte emigrantë të paligjshëm.

Sapo ka vënë re që po ndiqej nga Policia, drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikua drejtuesi i mjetit, shtetasi D. N., 21 vjeç, banues në Sarandë, në automjetin e të cilit u gjetën 4 emigrantë të paligjshëm, të cilën ai po i transportonte, kundrejt fitimit.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi D. N. Vijon puna për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.