Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj babait të tij.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. H., banues në fshatin Bulo, Libohovë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.