DVP Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet ndaluan shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se në muajin qershor ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka marrë disa bagëti një shtetasi dhe e ka mashtruar për pagesën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.