DVP Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Gjirokastër

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 26-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë,kapën dhe arrestuan shtetasin S. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë.

26-vjeçari u arrestua pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, për një rast të goditur më datë 10.03.2022, në aksin nacional Gjirokastër-Virua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 40 vjeç, banues në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.