DVP Gjirokastër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se një 15-vjeçar kishte dëmtuar bashkëmoshatarin e tij, me mjet prerës, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan të miturin, autor të dyshuar të plagosjes. Veprimet procedurale me këtë shtetas vijojnë të kryhen në praninë e prindit, mbrojtësit ligjor dhe psikologut. Ndërkaq, 15-vjeçari i dëmtuar është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. P., 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi nuk ka i paguar një shtetasi, qiranë, për një sipërfaqe toke të përdorur prej tij.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-J. P., 54 vjeç, banues në Libohovë, pasi për motive të dobëta, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 65-vjeçare;
-A. R., 33 vjeç dhe R. R., 41 vjeç të dy banues në Libohovë, pasi janë kapur duke transportuar me kamion, gure dekorativë, të cilët dyshohet se janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Automjeti dhe sasia e gurëve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.