Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Q. C., banues në fshatin Levan, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për djegien e barërave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke.
—
Në PKK Kakavijë, në dalje të RSH-së, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në automjetin tip “Opel”, me të cilin udhëtonin shtetasit N. B. dhe M. C. u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, për shtetasit N. B., 20 vjeç dhe M. C., 21 vjeçe, banues në Gjermani.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.