DVP Gjirokastër – Inspektorit Boço Ruko i akordohet Certifikata e Karrierës

Vlerësimi, me rastin e daljes në pension të Inspektor Rukos, pas 33 vitesh punë në strukturat e Policisë së Shtetit.

Certifikata iu dorëzua gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, ku së fundi, z. Ruko mbante detyrën Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet.

Shefi i Komisariatit të Policisë Tepelenë Kryekomisar Ilirjan Demaj, në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit të kolegëve, vlerësoi kontributin e z. Ruko, në radhët e Policisë së Shtetit. “Kontributi i Inspektor Rukos është shoqëruar gjithnjë me përkushtim, korrektesë, profesionalizëm dhe rezultate të larta”- u shpreh z. Demaj, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni.

Punonjësi i Policisë falënderoi drejtuesit, për certifikatën e akorduar, si shenjë respekti dhe vlerësimi për punën e tij ndër vite.
Gjithashtu, ai uroi kolegët për suksese në përmbushjen e detyrave funksionale.