DVP Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim policor shtetasin K. S., 49 vjeç, banues në Greqi, pasi dyshohet se ka vjedhur artikuj të ndryshëm, në një supermarket.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen S. K., 57 vjeçe, banuese në Memaliaj, pasi në ambientet e bujtinës së saj, është rrëzuar aksidentalisht duke punuar shtetasi L. T., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi A. M., 58 vjeç, banues në fshatin Çërril, duke punuar me mjet bujqësor (zetor), në tokën e tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbenetike referuan materialet në Prokurori pasi ka kallëzuar një 14-vjeçar, se në rrjetin social “Tik Tok”, është hapur një llogari false në emër të tij, dyshohet nga një 12-vjeçar, në të cilën janë publikuar foto dhe tekste fyese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.