DVP Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Gjirokastër

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ndaluan me iniciativë shtetasin M. Dh., 56 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Dropull, pasi dyshohet së është përfshirë në një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili është dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.