Gjirokastër
-Seksioni për Hetimin e Krimit në DVKM Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ç. B., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi ka braktisur të afërmin e tij një 16-vjeçar në Greqi, i cili është kthyer ditën e djeshme nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijes. 50-vjeçari në bazë të deklaratës noteriale, kishte përgjegjësi për shoqërimin dhe mos braktisjen e 16-vjeçarit.
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. K., 34 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.