Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në Topojë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur 15 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin E. O., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në lokalin e tij është konstatuar duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente.
Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim, pasi shtetasi E. M., (sekretar i një subjekti politik, dega Fier) ka kallëzuar se në datë 24.11.2021 ka konstatuar se ishte ndryshuar fisheku i bravës së derës kryesore të selisë së këtij subjekti politik.