DVP Fier – Vihen në pranga 3 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Endri Llazi, 26 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 36 vjeç, banues në Mollaj, Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. L (Z)., 23 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës Lushnjë, duke shkuar te banesa e bashkëshortit, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Në lagjan “Kastriot”, Fier, në banesën e shtetasit R. L., 57 vjeç, janë vjedhur një sasi parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.